🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 93.23 ▼2.98%
ARI 4,056 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,284 ▲ +1.36% ETH $2,315 ▲ +1.45% XRP $1.2799 ▼ -0.13% SOL $92.7800 ▼ -0.44%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,056 ▲2.92 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,056 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: BDI po e zhvlerëson politikën shqiptare dhe po bllokon Ligjin për Përfaqësim të Drejtë

VLEN ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se me veprimet e tij po e zhvlerëson politikën shqiptare dhe po punon kundër interesave të shqiptarëve në vend.

Në një komunikat për media, VLEN akuzon se udhëheqësia e BDI-së po bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, dhe se ky veprim është në kundërshtim me një nga parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas VLEN-it, drejtuesit e BDI-së mbajnë përgjegjësi për mënyrën e qeverisjes gjatë 22 viteve të fundit në koalicion me LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, duke i akuzuar për keqqeverisje, korrupsion dhe dështim në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.Sipas VLEN qytetarët shqiptarë nuk dëshirojnë më të përfaqësohen nga, siç thuhet në reagim, “njerëz që kanë keqpërdorur dhe përvetësuar fonde të Bashkimit Evropian” dhe që nuk kanë arritur të zgjidhin probleme themelore, si furnizimi me ujë të pijshëm.VLEN më tej akuzon se një grup i vogël rreth kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, po kërkon afrim politik me OBRM-PDUKM-në për të shmangur, sipas tyre, përgjegjësinë penale për veprimet gjatë qeverisjeve të kaluara.

Në reagim thuhet gjithashtu se përpjekjet për të paraqitur situatën sikur të drejtat e shqiptarëve janë të rrezikuara vetëm për faktin se BDI nuk është pjesë e qeverisë, përbëjnë, sipas VLEN-it, një strategji politike në shërbim të interesave të së djathtës maqedonase dhe dëmtojnë kauzën shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.