🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,706 ▲1.81%
DOW 52,854 ▲2.06%
NASDAQ 26,025 ▲2.58%
NAFTA 93.60 ▼2.59%
ARI 4,048 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,857 ▲ +4.62% ETH $2,439 ▲ +6.7% XRP $1.3333 ▲ +4.66% SOL $97.5400 ▲ +4.77%
S&P 500 7,706 ▲1.81 % DOW 52,854 ▲2.06 % NASDAQ 26,025 ▲2.58 % NAFTA 93.60 ▼2.59 % ARI 4,048 ▲2.74 % S&P 500 7,706 ▲1.81 % DOW 52,854 ▲2.06 % NASDAQ 26,025 ▲2.58 % NAFTA 93.60 ▼2.59 % ARI 4,048 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

Progresraporti i KE-së për Shqipërinë, nga reformat e miratuara te lufta e SPAK kundër korrupsionit

– Gjatë periudhës raportuese, Shqipëria hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushi standardet e ndërmjetme në grupkapitullin e parë, për çështjet themelore dhe mbylli përkohësisht katër kapituj negociues, thuhet në progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026.

Shqipëria ka vijuar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Autoritetet shqiptare ruajtën angazhimin për integrimin në BE si përparësinë kryesore strategjike të vendit, me synimin për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Në kuadër të Instrumentit të Reformave dhe Rritjes, plani për Shqipërinë është në përputhje me agjendën e reformave të miratuar në fund të vitit 2024.

Shqipërisë i janë vënë në dispozicion mbi 920 milionë euro grante dhe kredi deri në përfundim të kësaj periudhe. Komisioni Evropian vlerëson se vendi ka përmbushur 33 nga 66 hapat e përcaktuar deri në dhjetor 2025.

Sipas progresraportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, Shqipëria ka një nivel mesatar përgatitjeje në reformën e administratës publike. Përparim u shënua veçanërisht me miratimin e ndryshimeve në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Shqipëria ka një nivel përgatitjeje nga mesatar në të mirë në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore dhe ka shënuar përparim të mirë gjatë periudhës raportuese.

Shqipëria ka vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016.

Procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve përfundoi plotësisht, pas përfundimit të fazës së ankimeve, duke forcuar pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

U emërua drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), përmes një procesi konkurrues dhe transparent.

Raporti thekson se Shqipëria ka një nivel përgatitjeje nga mesatar në të mirë dhe ka shënuar përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, vazhdon të zbatohet Strategjia Kundër Korrupsionit 2024–2030 dhe plani i veprimit për periudhën 2024–2026.

SPAK ka vijuar të tregojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Legjislacioni për parandalimin e korrupsionit është përafruar më tej me standardet evropiane, veçanërisht në çështjet e konfliktit të interesit, lobimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve.

Kuadri ligjor shqiptar ofron një bazë përgjithësisht të mirë për mbrojtjen e të drejtave themelore.

Përparim u shënua me miratimin e ligjeve të reja për barazinë gjinore dhe kujdesin alternativ, si dhe me ndryshimet në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.

U miratuan gjithashtu ndryshime në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe u plotësua kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në raport thuhet se Shqipëria ka një nivel përgatitjeje nga fillestar në mesatar në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka shënuar përparim në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së.

Gazetarët e regjistruar u përjashtuan, në kushte të caktuara, nga dispozitat penale për shpifjen.

Sipas Komisionit Evropian, Shqipëria ka një nivel përgatitjeje nga mesatar në të mirë dhe ka shënuar përparim të mirë në këtë fushë.

Zyra për Rikuperimin e Aseteve ka filluar gradualisht të funksionojë. Sistemi kombëtar i paralajmërimit të hershëm për substancat e reja psikoaktive dhe Observatori Kombëtar i Drogave kanë rritur nivelin e funksionimit.

Shqipëria vijoi zbatimin e strategjisë për migracionin, miratoi një plan kombëtar emergjence dhe ngriti një qendër të përkohshme pritjeje për të miturit e pashoqëruar.

U miratua gjithashtu Plani i Veprimit për Shengenin.

Shqipëria ka një nivel përgatitjeje nga mesatar në të mirë dhe ka shënuar përparim të mirë. U forcuan kapacitetet e sistemit të prokurorisë për hetimin e grupeve kriminale dhe përdorimin e hetimeve financiare.

U intensifikua lufta kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimi i pasurive të lidhura me krimin e organizuar.

SPAK forcoi bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me vendet anëtare të BE-së dhe agjencitë evropiane, për hetimin e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Shqipëria forcoi kapacitetet dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së në luftën kundër krimit kibernetik.

U miratuan ndryshime në Kodin Penal për përafrimin e mëtejshëm me legjislacionin e BE-së në fushën e pastrimit të parave, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, trafikimit të drogës dhe luftës kundër terrorizmit.

Në raport theksohet se Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje në fushën e politikës ekonomike dhe monetare dhe ka shënuar përparim të mirë.

U miratua ligji i ri për Bankën e Shqipërisë, me synim përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Shqipëria ka një nivel mesatar përgatitjeje në fushën e politikave sociale dhe të punësimit.

Gjatë periudhës raportuese, u shënua përparim me shtrirjen në nivel kombëtar të programit të Garancisë Rinore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.