🌫️
Tiranë 16°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,216 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,748 ▲ +0.79% ETH $2,535 ▲ +0.72% XRP $1.4096 ▲ +0.21% SOL $111.4000 ▲ +0.72%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Pse BDI-ja po e mbron mafian urbane në Tetovë

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “rendi dhe ligji i rikthyer në Tetovë me qeverisjen e Bilall Kasamit është bërë therrë në sy për BDI-në”.

Nga VLEN theksojnë se “ata që deshën ta bëjnë Tetovën pashallek të Daka Davidoviqit, njeriut në listën e zezë amerikane, dhe e lanë komunën me 24.000.000 euro borxh, nuk mund ta perceptojnë se si Bilall Kasami e transformoi Tetovën brenda vetëm një mandati, duke e ulur borxhin njëkohësisht”.

“Në kohën e BDI-së, nuk mund të ndërtohet Stadiumi i Tetovës për shkak të uzurpimeve private të pronave. Ishin uzurpuar edhe Qendra Sportive dhe shumë prona të tjera publike. BDI-ja mbylli sy e veshë para mafias urbane për interesa korruptive. Me ardhjen e Bilall Kasamit në krye të Tetovës, pronat iu kthyen qytetarëve. Stadiumi i Tetovës më në fund po ndërtohet. Po ndërtohen rrugë dhe bulevarde. Për herë të parë pas shumë dekadash po ndërtohen dy shkolla të mesme në Tetovë”.

“Përveç që zgjodhi problemet e infrastrukturës bazë, ujit të pijshëm dhe kanalizimit, VLEN-i dhe Bilall Kasami po ndërtojnë edhe salla sporti e pishina, duke e shndërruar Tetovën në qytet evropian. Ky zhvillim i pengon vetëm BDI-së. Opozita ka nostalgji për kohën kur dyshja Bajram Rexhepi – Teuta Arifi e zhytën komunën në borxhe, i shitën pronat publike te biznesmenët e dyshmitë prorusë, i lanë tetovarët në baltë dhe mjerim”.

“Fatmirësisht, ajo kohë më nuk kthehet. Tetova foli qartë në zgjedhjet lokale. Fitorja e thellë e VLEN-it me 5.000 vota dallim ishte mesazh i qartë edhe për BDI-në, edhe për mafian urbane, edhe për agjendat e dyshimta se Tetova e ka mbyllur kapitullin e zymtë të korrupsionit, kaosit, ngecjes dhe degradimit. Tetova ecë përpara drejt zhvillimit dhe mirëqenies”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.