Mucunski: Çdo gjeneratë i ka sfidat dhe betejat e veta
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut uroi 85-vjetorin e Kryengritjes Popullore kundër fashizmit, me një mesazh për liri, dinjitet dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dërgoi sot një urim me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore kundër fashizmit, që shënohet më 11 tetor, siç raporton MIA.
Duke nderuar sakrificën e gjeneratave para nesh, detyra jonë është të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të lirë, të sigurt, të respektuar dhe të integruar ndërkombëtarisht — shtëpi për të gjithë qytetarët e tij, tha Mucunski në urimin e tij.
„11 Tetori është simbol i lirisë, dinjitetit dhe shtetndërtimit, ditë kur nderojmë trimërinë dhe vetëmohimin e popullit maqedonas në luftën për krijimin e shtetit të vet“, theksoi ministri i Jashtëm.
Festën e së shkuarës ai e lidhi me përgjegjësinë ndaj së ardhmes: „Çdo gjeneratë i ka sfidat dhe betejat e veta“, tha Mucunski në urimin e publikuar në Facebook, sipas raportimit të MIA-s.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.