☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Vllaznia feston pas fitores me Partizanin dhe mban kryesimin e Superligës

Vllaznia vazhdon me paraqitjet e shkëlqyera të saj në këtë sezon të kategorisë superiore. Këtë të diel, skuadra shkodrane arriti të marrë një fitore të çmuar ndaj Partizanit 1-0 dhe vazhdon të ruajë kryesimin në klasifikim me 19 pikë.
Ishte një sfidë që u vendos vetëm në minutat e fundit të saj, pikërisht në minutën e 86-të. Kur të gjithë po mendonin se kjo ndeshje po shkonte drejt një barazimi pa gola, Dilaver ndëshkoi të Kuqtë duke shënuar golin e fitores për Vllazninë. Shpëtim Duro debuton me një barazim në pankinën e Laçit. Në Niko Dovana të Durrësit, skuadra kurbinase barazoi ndaj Teutës me rezultatin 1-1, por vazhdon të jetë pranë zonës së rrezikut në renditje me 8 pikë, ndërkohë që Teuta shkon në 10 pikë. Ajo që shënoi e para ishte Teuta me anë të Dejvi Bregut, por Laci u kundërpërgjigj me Nëabuezen që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit duke barazuar 1-1 me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila. Kukësi thellon krizën e Skënderbeut, teksa në Elbasan Arena e mundi me rezultatin 3-1.

Skuadra e Skënder Gegës u shfaq superiore dhe mori avantazhin e dyfishtë 2-0 me dy gola të Eze nga 1 në çdo pjesë, ndërkohë që Leiria çoi shifrat në 3-0.

Mensah shënoi golin e nderit për skuadrën korçare, që e sheh veten në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje, Tirana regjistron një tjetër fitore në Kategorinë Superiore, e dyta radhazi. Skuadra e Nevil Dedes këtë radhë mposhti Apoloninë me rezultatin 3-0 në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes kur u shënuan të tre golat. Ismail Geci ishte ai që zhbllokoi rezultatin e kësaj sfide. Goli që u pasua nga ai i Bathës dhe Ernest Mucit për të fiksuar rezultatin 3-0 për Tiranën që shkon në 12 pikë. Në ndeshjen tjetër, Bylis mori fitoren e parë, teksa mundi Kastriotin 2-1. Për ballshiotët shënuan Ndreca dhe Mehmetllari, ndërsa Kastrioti vetëm sa shkurtoi diferencën me Devid.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.