Kronika
Vlorë, asgjësohen 8 parcela me 14 mijë rrënjë kanabis
Policia e Vlorës ka asgjësuar në orët e fundit 8 parcela me rreth 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr, bëjnë të ditur burime policore lokale.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.