Kronika

Vlorë, vritet me automatik 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e të premtes. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vranisht të Vlorës.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se Fabjon Veizaj, 23 vjeç është qëlluar me automatik, duke ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të marra.

Si autor i ngjarjes është identifikuar Marjo Ribaj, 23 vjeç po nga ky fshat. Krimi ndodhi në shtëpinë e viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë janë ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit në rrugët dalëse të fshatit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button