Maqedonia

VMRO grumbullon 25 parti në koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”

Partitë nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sot nënshkruan deklaratë për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.

Deklaratën “Maqedonia 2020” e nënshkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të rreth 25 partive të koalicionit në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi, që njihet edhe si muzeu i VMRO-së.

Gruevski, në fjalimin e tij theksoi se do të angazhohet për avancim të standardeve në të gjitha fushat dhe sigurimin e së ardhmes prosperuese për të gjithë qytetarët. Prioritet strategjik, siç theksoi Gruevski, mbetet rritja ekonomike dhe punësimi, si dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button