🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,648 ▼ -0.35% ETH $2,227 ▼ -0.23% XRP $1.1548 ▼ -2.08% SOL $88.8800 ▼ -1.35%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i njohur si “Network Slicing”, një zgjidhje e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale dhe e zhvilluar nga Grupi Vodafone. Ky inovacion konfirmon edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë si treg i rëndësishëm inovacioni në implementimin e teknologjive më të avancuara të konektivititetit.

E zhvilluar në partneritet me Nokia-n, kjo zgjidhje kombinon rrjetin “5G ‘Standalone’ të Vodafone-it me kapacitetetet e avancuara të inteligjencës artificiale duke mundësuar menaxhim më inteligjent të burimeve të rrjetit dhe duke krijuar bazat për një gjeneratë të re shërbimi dixhital me performancë siguri dhe besueshmëri më të lartë.

“Inovacioni ka qenë gjithmonë në qendër të ambicies së Vodafone Albania për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të lidhjes dixhitale. Ndërsa kërkesa për shërbime dixhitale vazhdon të rritet, rrjetet inteligjente do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e një lidhjeje më elastike, më efikase dhe më të përshtatshme. Ky demonstrim pasqyron angazhimin tonë për të eksploruar teknologjitë që do të ndihmojnë në formësimin e së ardhmes së infrastrukturës dixhtale, duke forcuar njëkohësisht pozicionin e Shqipërisë si treg inovacioni brenda Grupit Vodafone”, – u shpreh Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.

Roli i Inteligjencës Artificiale në këtë kombinim është të analizojë në të njëjtën kohë kushtet e rrjetit dhe informacionin nga bota reale, gjë që do të rezultojë në autonomi për të marrë vendime të cilat optimizojnë performancën në kohë reale. Kjo bën të mundur që të shmangen konfigurimet e paracaktuara. Në vend të tyre, Inteligjenca Artificiale analizon rrjetin në kohë reale dhe rishpërndan burimet aty ku nevojitet më shumë. Kjo analizë ndihmon jo vetëm në identifikimin e mungesave të rrjetit, por mundëson edhe një lidhje interneti më fleksibël, të përshtatur sipas nevojës.

“Teknologjia Agentic AI sjell një nivel të ri inteligjence në ‘network slicing’. Duke kombinuar analizën e thelluar të rrjetit me të dhëna kontekstuale nga bota reale, ne mundësojmë rrjete që mund të nxjerrin përfundime, të vendosin dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur. Së bashku me Vodafone Albania, po demonstrojmë se si kjo aftësi mund të hapë modele krejtësisht të reja shërbimi dhe të nxisë valën e ardhshme të inovacionit 5G”, – nënvizoi, Pallavi Mahajan, Chief Technology and AI Officer, Nokia.

Ky inovacion teknologjik në fushën e biznesit përfaqëson një hap domethënës drejt të ardhmes së lidhjes së internetit, që dëshmon se si inteligjenca artificiale do të bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e infrastrukturës së ekonomisë dixhitale.

Shërbimet dixhitale vijojnë të zgjerohen dhe kërkesa për lidhje interneti, rrjetet duhet të evoluojnë përtej thjesht transmetimit të trafikut. Në të ardhmen, brezi i ri i infrastrukturës celulare do të jetë në gjendje të kuptojë dhe optimizojë automatikisht performancën e rrjetit pa qenë e nevojshme për ndërhyrje manuale.

Prezantimi i “network slicing” me inteligjencë artificiale tregon se si rrjetet e së ardhmes mund t’i përgjigjen në mënyrë dinamike situatave të ndryshme, duke mbështetur aplikime të tilla si:

Lidhje e qëndrueshme për bizneset që operojnë shërbime kritike (mission-critical), siç mund të jenë aeroportet apo shërbime që kanë nevojë për siguri të lartë dhe koordinim të shpejtë

Shpërndarje inteligjente e burimeve gjatë ngjarjeve të mëdha publike, si koncerteve apo eventeve

Më shumë fleksibilitet i rrjetit gjatë kërkesave në raste të paparashikuara

Menaxhim më efikas i kapacitetit të rrjetit përmes automatizimit me inteligjencë artificiale

Ky partneritet rikthekson angazhimin e vazhdueshëm të Vodafone Albania për të investuar në inovacion dhe për të eksploruar teknologjitë që do të formësojnë brezin e ri të infrastrukturës dixhitale.

Duke bashkuar lidhjen dhe inteligjencën artificiale, Vodafone Albania dhe Nokia po hedhin hapat e parë në ndërtimin e themeleve për shërbimet e së ardhmes, që do të sjellin përfitime për bizneset, institucionet publike dhe shoqërinë, ndërsa transformimi dixhital po evolon me ritme të shpejta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.