⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,669 ▼0.19%
DOW 51,281 ▼0.39%
NASDAQ 26,787 ▼0.12%
NAFTA 89.87 ▼2.95%
ARI 4,200 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,432 ▼ -0.6% ETH $2,686 ▼ -0.37% XRP $1.4910 ▼ -1.2% SOL $118.6500 ▼ -0.93%
S&P 500 7,669 ▼0.19 % DOW 51,281 ▼0.39 % NASDAQ 26,787 ▼0.12 % NAFTA 89.87 ▼2.95 % ARI 4,200 ▲0.76 % S&P 500 7,669 ▼0.19 % DOW 51,281 ▼0.39 % NASDAQ 26,787 ▼0.12 % NAFTA 89.87 ▼2.95 % ARI 4,200 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kronika

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria, shëndeti, mirëqenia dhe ushqimi i fëmijëve në shkolla do të trajtohen përmes një qasjeje të përbashkët të disa institucioneve shtetërore.

Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla u prezantua këtë të martë në Kamëz, gjatë një takimi me nxënës, mësues dhe prindër.

Në prezantimin e paketës morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, si dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Nisma parashikon një ndarje të qartë të përgjegjësive mes katër ministrive. Policia e Shtetit do të fokusohet te mbrojtja dhe siguria e fëmijëve, ndërsa Ministria e Arsimit do të ketë në fokus mjedisin shkollor dhe mirëqenien e nxënësve.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë do të merret me aspektet që lidhen me shëndetin dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa Ministria e Bujqësisë do të ketë përgjegjësi për sigurinë ushqimore.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vuri theksin te bashkëpunimi mes oficerëve të sigurisë, psikologëve, punonjësve socialë dhe strukturave të tjera që veprojnë në shkolla.

Sipas saj, qëllimi është që problemet që mund të ndikojnë te siguria apo mirëqenia e nxënësve të evidentohen sa më herët dhe të trajtohen përmes një sistemi të koordinuar.

Kumbaro bëri me dije gjithashtu se kamerat inteligjente janë instaluar tashmë në rreth 20 shkolla në Kamëz dhe Tiranë, ndërsa në shkollat e tjera vijon të funksionojë sistemi ekzistues i kamerave.

Ministrja e cilësoi bashkërendimin mes institucioneve si një element të rëndësishëm për forcimin e sigurisë në ambientet shkollore dhe për t’u dhënë më shumë siguri prindërve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit do të ketë një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë rreth ambienteve shkollore.

“Zero tolerancë” do të jetë qasja ndaj veprimeve që mund të cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, tha Demo, duke e cilësuar këtë çështje si një prej prioriteteve kryesore të Policisë.

Sipas tij, synimi i paketës është që fëmijët të kenë një mbrojtje të plotë, jo vetëm brenda ambienteve të shkollës, por edhe në hapësirat përreth saj.

Një tjetër element i paketës është forcimi i komunikimit mes oficerëve të sigurisë, mësuesve, psikologëve, punonjësve socialë, policisë dhe prindërve.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet identifikimi në kohë i situatave apo fenomeneve që mund të ndikojnë negativisht te siguria, shëndeti dhe mirëqenia e nxënësve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.