Vuçiç e sfidon sërish Srdanoviqin në duel televiziv: «Nëse fitoni, a do t’i vendosni sanksione Rusisë?»
Nga turi në lindjen e Serbisë, bartësi i listës «Serbia e Bashkuar» i kërkoi bartëit të Listës Studentore debat publik ose përgjigje të drejtpërdrejtë për sanksionet
Aleksandar Vuçiç, bartës i listës «Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar», e ka sfiduar të martën sërish bartësin e parë të Listës Studentore, Ilija Srdanoviqin, në debat televiziv, përmes një videoje të publikuar në Instagram gjatë turit të tij në lindjen e Serbisë, siç njofton Nova.rs.
«Dialogu dhe debati janë gjithmonë të dobishëm. Juve, nga e ashtuquajtura Lista Studentore, nuk më detyroheni mua përgjigje, por Serbisë dhe qytetarëve të saj», tha Vuçiç, i cili gjatë fushatës vizitoi malin Miroç dhe Klladovën, pranë Majdanpekut.
«E pyes të parin e të ashtuquajturës Listë Studentore — them e ashtuquajtur sepse studentë aty nuk ka — zotin Srdanoviq, nëse më në fund do të pranojë pjesëmarrjen në debat televiziv, sepse e konsideroj shumë të rëndësishme që njerëzit të dëgjojnë mendime të ndryshme. Dhe nëse jo, atëherë le t’i përgjigjet pyetjes: a do t’i vendosni, nëse fitoni, sanksione Federatës Ruse? Më përgjigjuni vetëm për këtë, jo me fraza si ‘do të ruajmë marrëdhënie të mira’, ‘do të kujdesemi për energjetikën’; thojuni njerëzve cili është plani juaj, nëse e keni fare, por thojani me sinqeritet», tha Vuçiç në video.
«Unë nuk mendoj se zoti Srdanoviq ka personalisht frikë të marrë pjesë në debat me mua; ai ka frikë sepse nuk ka përgjigje, ose sepse ato përgjigje do të ishin plotësisht të gabuara», përfundoi ai.
Sipas Nova.rs, gjatë vizitës në Miroç pranë Majdanpekut, Vuçiç njoftoi edhe projektin e një rruge të shpejtë deri në Brza Palanka.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.