⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,669 ▼0.19%
DOW 51,281 ▼0.39%
NASDAQ 26,787 ▼0.12%
NAFTA 89.87 ▼2.95%
ARI 4,200 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,432 ▼ -0.6% ETH $2,686 ▼ -0.37% XRP $1.4910 ▼ -1.2% SOL $118.6500 ▼ -0.93%
S&P 500 7,669 ▼0.19 % DOW 51,281 ▼0.39 % NASDAQ 26,787 ▼0.12 % NAFTA 89.87 ▼2.95 % ARI 4,200 ▲0.76 % S&P 500 7,669 ▼0.19 % DOW 51,281 ▼0.39 % NASDAQ 26,787 ▼0.12 % NAFTA 89.87 ▼2.95 % ARI 4,200 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha në Këshillin e Evropës: Emigracioni masiv kërkon reagim ndërkombëtar

Gjatë fjalës së tij në punimet e Këshillit të Evropës në Strasburg, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te roli i diasporës shqiptare, emigracioni dhe pasojat që largimi masiv i qytetarëve po sjell për Shqipërinë.

Berisha vlerësoi kontributin historik të diasporës, duke theksuar se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbijetesën, liritë dhe zhvillimin kulturor të vendit. Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se emigracioni aktual shoqërohet me pasoja negative për Shqipërinë.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat-it, Berisha tha se “nga çdo 1 mijë shqiptarë, 466 jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian”.

Ai e lidhi këtë fenomen me situatën politike dhe kriminalitetin në vend, duke cilësuar Shqipërinë si “narkoshtet” dhe duke ngritur akuza për aktivitetin e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës në Evropë.

“Asnjë komb nuk mund dhe nuk duhet të jetë më krenar për diasporën e tij sesa kombi shqiptar. Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën tonë, liritë tona, si dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën tonë.

Por sot, për fat të keq, më duhet t’ju paraqes një tablo të tmerrshme, një efekt shkatërrues të emigracionit në vendin tim. Justin Gest, në një studim të kryer në 149 vende, ka arritur në përfundimin se emigracioni mund të shkaktojë një “zbrazje demokratike” dhe të ketë pasoja shumë të rënda.

Në Shqipëri, kjo e ka vendosur kombin përballë një kërcënimi real ekzistencial. Aktualisht, në hapësirën e Bashkimit Evropian, sipas Eurostat-it, nga çdo 1 mijë shqiptarë, 466 jetojnë në vendet e BE-së. Imagjinoni se në çfarë gjendjeje ndodhemi”, tha ai.

Sipas tij, situata kërkon një reagim ndërkombëtar. “Është jetike një qëndrim ndërkombëtar ndaj këtij narkoshteti, për të shpëtuar kombin”, deklaroi Berisha në përfundim të fjalës së tij.

“Kjo është tërësisht pasojë e narkoshtetit shqiptar, i cili është narkoshteti i vetëm në botë, por fatkeqësisht ende i panjohur dhe i pavlerësuar si i tillë nga Evropa. Shqipëria është eksportuesja e parë e kanabisit, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Për ta përmbyllur, është jetike një qëndrim ndërkombëtar ndaj këtij narkoshteti, për të shpëtuar kombin”, theksoi më tej Berisha.

Berisha e mbajti fjalën në kuadër të diskutimeve mbi rolin e diasporave dhe emigrantëve në zhvillimin e kohezionit social dhe angazhimit demokratik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.