⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,669 ▼0.19%
DOW 51,281 ▼0.39%
NASDAQ 26,787 ▼0.12%
NAFTA 89.87 ▼2.95%
ARI 4,200 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,432 ▼ -0.6% ETH $2,686 ▼ -0.37% XRP $1.4910 ▼ -1.2% SOL $118.6500 ▼ -0.93%
S&P 500 7,669 ▼0.19 % DOW 51,281 ▼0.39 % NASDAQ 26,787 ▼0.12 % NAFTA 89.87 ▼2.95 % ARI 4,200 ▲0.76 % S&P 500 7,669 ▼0.19 % DOW 51,281 ▼0.39 % NASDAQ 26,787 ▼0.12 % NAFTA 89.87 ▼2.95 % ARI 4,200 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kronika

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Martin Leka ka kritikuar ashpër mënyrën e arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar veprimin e SPAK-ut si një gabim të madh procedural.

Sipas tij, ndalimi i saj gjatë një takimi me homologët ndërkombëtarë ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit dhe ka cenuar moralin e institucioneve shtetërore.

Leka nënvizoi se demokracia bazohet te respektimi i procedurave dhe se kreu i shërbimit informativ duhet të arrestohet vetëm në raste flagrante. Ai po ashtu ngriti shqetësime mbi rrjedhjen e informacionit dhe theksoi nevojën për të ndarë përgjegjësinë individuale nga ajo institucionale.

“Përgjegjësia është individuale, edhe në përgjegjësinë juridike. Do të kemi kohë që të kuptojmë se cila është përgjegjësia individuale e Vlora Hysenit. E dyta, duhet të kuptojmë se cila është përgjegjësia institucionale, e përgjegjësisë kombëtare.

Sa goditet institucioni nga mënyra e arrestimit të Vlora Hysenit? Duke qenë në një takim me homologët e saj, tregon që këtu ka rënë morali që përfaqësojnë shtetit, ka rënë morali i atyre që u takon që ta trajtojnë këtë çështje ashtu sikurse u takon. Demokracia është procedurë dhe unë mendoj që kështu është shkelur procedurë. Është dëmtuar imazhi i vendit.

SHISH është një organ që ka disa privilegje që nuk i kanë institucionet e tjera. Unë mendoj që të gjitha institucionet duhet të kenë një certifikatë morali, që duhet të ruajnë të shtetit të tyre. Trajtimi i procedurës së arrestimit të Vlor Hysenit, SPAK ka bërë një gabim të madh. Të mos flasim pastaj për rrjedhjen e informacionit. Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante”, tha Leka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.