☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.20 ▼1.07%
ARI 4,298 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,506 ▼ -1.87% ETH $1,750 ▼ -2.51% XRP $1.1873 ▼ -2.65% SOL $72.0500 ▼ -2.32%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.20 ▼1.07 % ARI 4,298 ▼1.9 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.20 ▼1.07 % ARI 4,298 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Voltana Ademi: Kërcënimet e Edi Ramës janë skandaloze, po hakmerret ndaj shkodranëve

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një konferencë për median denoncoi ato që ajo e quajti kërcënim nga kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ademi u shpreh se kërcënimet e djeshme të bëra haptazi nga Rama kanë një qëllim dhe ajo është hakmarrja ndaj qytetarëve të Shkodrës.

“Jam këtu për të denoncuar kërcënimet e papranueshme dhe skandaloze të kryeministrit të vendit ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mbrëmë në prani të dhjetëra vetëve në ambientet e stadiumit Loro Boriçi Edi Rama u hakërrye duke më thënë se Shkodra do të ketë zero fonde. Zero fonde e përsëriti 10 herë kryeministri i Shqipërisë

Unë jam sot këtu si përfaqësuese e zgjedhur e qytetarëve të Shkodrës dhe dua t’i bëj të ditur kryeministrit se shtëpitë me leje, pronat qytetarët ligjet janë më të rëndësishëm se pushteti, më të rëndësishëm se një bashki, më të rëndësishëm se qeveria dhe se Edi Rama.

Nuk do të pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpitë, pronën, mundin, gjakun e një qytetari vetëm se kjo ka të bëjë me trillet e një kryeministri. Ai haptazi po dënon qytetarët e Shkodrës kundër ligjit dhe kundër kushtetutës, po i provon nga e drejta e tyre për zhvillim.

Kam dërguar me qindra projekte por të gjitha janë refuzuar, pse, sepse qytetarët e Shkodrës janë të lirë dhe nuk pranojnë të sundohen, kjo është taksa që duhet të paguajnë në Shkodra, hakmarrja dhe revanshi”, tha Ademi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.