☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▲0%
ARI 4,425 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,924 ▼ -0.3% ETH $2,624 ▼ -0.46% XRP $1.4021 ▼ -1.86% SOL $109.8500 ▼ -1.13%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Politika

“Rama dhe Kurti nuk do takohen në SHBA”, gazetarja Kostreci ndan detajet

Gazetarja Keida Kostreci në një lidhje live nga SHBA-të në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur mbërritjen e kryeministrit Rama dhe homologut të tij Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara. Gazetarja ka zbuluar detaje lidhur me axhendat e dy kryeministrave teksa ka theksuar se nuk pritet asnjë takim mes tyre.

“Po i ndoqa ato njoftimet për takimin pranë New York të zotit Kurti. Ardhja e tij në Shtetet e Bashkuara në një kohë pas vendimit që u morë nga Gjykata e Posaçme në Hagë po ndiqet me shumë interes për shkak të asaj që mund të jetë e pritshme lidhur me takimet që ai do të bëjë dhe me qëndrimet që do të mbajë.

Kështu që natyrisht ardhja e tij në një moment kur të gjithë udhëheqësit më të lartë të botës janë përqëndruar në New York dhe në Shtetet e Bashkuara është me interes. Më shumë interes është që të shikohet se çfarë qëndrimi do të mbajë zoti Kurti. Kështu që çdo vit kjo është diçka që është bërë tashmë e zakonshme megjithëse Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Çdo vit kryeministri ose presidenti ose presidentja kanë ardhur për takime të ndryshme në Shtetet e Bashkuara si me përfaqësues shqiptaro-amerikanë si edhe me zyrtarë në New York edhe në Ëashington.

Në fakt, sipas një burimi timit me të cilën unë kontaktova, nuk ka ndonjë plan për takim mes tyre, por përgjigjja është lakonike, domethënë nuk dihen hollësire të tjera. Por kjo është diçka që mua mu tha që nuk ka ndonjë plan për një takim mes dy kryeministrave”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.