⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,914 ▲ +0.36% ETH $2,244 ▲ +0.66% XRP $1.1655 ▼ -1.18% SOL $90.0000 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Erdogan kërkon nē OKB masa ndërkombëtare kundër Izraelit

NJU JORK, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Çështja e Gazës pritet të jetë në qendër të fjalimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai pritet të kërkojë masa ndërkombëtare ndaj Izraelit dhe njohjen e shtetit palestinez.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, Erdogan pritet të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe t’u bëjë thirrje vendeve anëtare të OKB-së të marrin qëndrim lidhur me sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj popullit palestinez dhe vendeve të tjera të rajonit.

Presidenti turk pritet gjithashtu të kërkojë “masa ndërkombëtare kundër Izraelit”, ndërsa njohja e shtetit palestinez pritet të jetë një tjetër pikë e rëndësishme e mesazhit të tij në Nju Jork.

Erdogan mbërriti një ditë më parë në Nju Jork, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë. Në të bëjnë pjesë ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Ekonomisë Mehmet Simsek, ministri i Drejtësisë Akin Gurlek dhe kreu i shërbimeve të inteligjencës, Ibrahim Kalin.

Fjalimi i presidentit turk zhvillohet në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në një kohë kur situata në Gaza dhe lufta në Lindjen e Mesme mbeten ndër çështjet kryesore në agjendën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.