🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,935 ▲ +0.14% ETH $2,236 ▼ -0.07% XRP $1.1583 ▼ -0.38% SOL $89.5800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e biznesmenit Ismaili, “arrest me burg” për të plagosurin – Tv Klan

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg“, për 31-vjeçarin e dyshuar si të përfshirë, në ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 7 maj, në qytetin bregdetar.

31-vjeçar me inicialet K.V, banues në Shën Vasil të Himarës, ndodhet në spitalin e Sarandës, pasi nga ngjarja ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. Ndërkohë 50-vjeçari T.R është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

31-vjeçari dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin T.R dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur T.R-në në lokalin e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili.

Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve. Mendohet se i riu është plagosur nga të shtënat me Kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë duke e vrarë atë.

Shtetasi K.V rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

Rexhep Ismaili, që i doli në mbrojtje V.R. në këtë konflikt, ishte pronar i disa bizneseve në Sarandë si dhe mbante postin e kryetarit të shoqatës “Çamëria” të degës Sarandë.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.