🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼1.41%
DOW 52,747 ▼0.21%
NASDAQ 26,011 ▼2.59%
NAFTA 98.92 ▲1.82%
ARI 4,060 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,084 ▼ -4.18% ETH $2,366 ▼ -5.94% XRP $1.3125 ▼ -5.28% SOL $103.3600 ▼ -4.82%
S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 % S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Vrasja e efektivit Mekolli dhe plagosja e kolegut, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kuvendi e ka hapur seancën e sotme plenare me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli i cili u qëllua për vdekje gjatë një operacioni për arrestimin e të kërkuarit Violand Braçellari.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ai i cili kërkoi mbajtjen e një minute heshtje në Kuvend, ndërsa dënoi me forcën më të madhe ngjarjen, duke kërkuar dënimin maksimal për autorin.

“Gjatë një operacioni të vështirë dhe plot guxim për kapjen e një personi shumë të kërkuar i cili prej vitesh i fshihej policisë në malet e Korçës dhe i kishte shpëtuar rrethimeve të forcave të rendit, ka rëndë në krye të detyrës efektivi i policisë së shtetit Enea Mekolli, ndërsa një tjetër koleg i tij është plagosur. Autori pasi ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë së shtetit, ka mbetur i plagosur dhe është vënë në pranga.

Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e policisë së shtetit duhet ta bëjë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben vetëm me devotshmëri atdheut e qytetarëve. Përplaset çdo ditë me keqbërës, policia e shtetit ka derdhur gjak në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë së shtetit është gjaku i vetë shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësve të policisë ka ngritur dorë kundër shtetit. Përulemi sot para sakrificës së dëshmorit të atdheut Enea Mekolli, Ngushëllime familjes së tij dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të efektivit të plagosur. Drejtësia duhet të veprojë me forcën e vetë maksimale dhe dënimin maksimal ndaj autorit, ndërsa mirënjohja shkon për policinë e shtetit e cila çdo ditë përballet me rrezikun në shërbim të qytetarëve dhe ligjit. Në emër të grupit parlamentar të PS kërkojmë mbajtjen e një minute heshtje në nderim të efektivit të policisë së shtetit i rënë në krye të detyrës dhe i sapo shpallur “Dëshmor i Atdheut””, deklaroi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.