☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,431 ▲1.05%
DOW 51,585 ▲0.12%
NASDAQ 24,748 ▲1.78%
NAFTA 90.52 ▲0%
ARI 4,066 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,788 ▼ -0.94% ETH $2,228 ▼ -2.17% XRP $1.1886 ▼ -5.16% SOL $90.9500 ▲ +0.48%
S&P 500 7,431 ▲1.05 % DOW 51,585 ▲0.12 % NASDAQ 24,748 ▲1.78 % NAFTA 90.52 ▲0 % ARI 4,066 ▼1.15 % S&P 500 7,431 ▲1.05 % DOW 51,585 ▲0.12 % NASDAQ 24,748 ▲1.78 % NAFTA 90.52 ▲0 % ARI 4,066 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit, kanë mohuar autorësinë gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe djali i saj, Gazmir Fiku, 33 vjeç, mësohet se janë shprehur para gjykatës se nuk kanë lidhje me ngjarjen. “Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”, kanë deklaruar ata.

Seanca po zhvillohet në Gjykatën e Dibrës dhe, sipas raportimeve, ka vijuar për rreth dy orë. Deri në momentin e raportimit nuk ishte marrë ende një vendim për masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 61-vjeçari Urim Fiku. Policia njoftoi arrestimin e bashkëshortes dhe djalit të tij një ditë pas ngjarjes, nën dyshimin për përfshirje në vrasje.

Fillimisht, familjarët kishin pretenduar se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Tiranë zbuloi një plagë në gjoks, të shkaktuar nga arma e zjarrit. Gjithashtu, në trupin e viktimës u konstatuan dëmtime në kokë, çka shtoi dyshimet e hetuesve për rrethanat e vdekjes.

Sipas raportimeve, familjarët e kishin transportuar Urim Fikun në spitalin e Bulqizës, ku ai kishte mbërritur pa shenja jete. Ata nuk kishin pranuar që trupi të përgatitej nga personeli spitalor, duke deklaruar se, sipas traditës së tyre, këtë proces do ta kryenin vetë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes. Sadete dhe Gazmir Fiku mbeten të dyshuar, ndërsa përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.