☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,419 ▲0.89%
DOW 51,393 ▼0.25%
NASDAQ 24,736 ▲1.73%
NAFTA 90.95 ▲0.48%
ARI 4,054 ▼1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,333 ▼ -3.3% ETH $2,221 ▼ -4.7% XRP $1.1789 ▼ -7.75% SOL $90.5700 ▼ -2.17%
S&P 500 7,419 ▲0.89 % DOW 51,393 ▼0.25 % NASDAQ 24,736 ▲1.73 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,054 ▼1.45 % S&P 500 7,419 ▲0.89 % DOW 51,393 ▼0.25 % NASDAQ 24,736 ▲1.73 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,054 ▼1.45 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kosova

“I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro”, Prokuroria me aktakuzë për fajde ndaj një personi në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“, dhe “Detyrimi“.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se, E.K., së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

“Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro. Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit”.

Lidhur me të njëjtin rast, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy (2) automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale, të cilat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.