🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.60 ▲1.3%
ARI 4,453 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,325 ▲ +1.04% ETH $1,903 ▼ -0.26% XRP $0.9982 ▼ -0.78% SOL $75.9500 ▲ +0.08%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.60 ▲1.3 % ARI 4,453 ▼0.47 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.60 ▲1.3 % ARI 4,453 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Valter Lleshit, flet daja Lekë Arapi: S’di kujt t’ia vë gishtin! E ëma: S’e kanë bërë për hakmarrje

Emisioni “Në Kohë Reale” në RTSH1 ka sjellë historinë e 45-vjeçarit Valter Lleshit i cili u vra dy ditë më parë në zonën e Repsit të Mirditës.

Duke folur për gazetaren Semiljana Azizi, Lekë Arapi, daja i Valter Lleshi, theksoi se më parë nipit të tij i kishin vendosur granatë poshtë makinës por që nuk kishte shpërthyer.

Më pas ai tha se Valter Lleshi nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen e vitit 2020 ku mbeti i vrarë Anton Keli. Në të kundërt, sipas tij, shteti do të duhej të kishte vepruar.

E paska leju shteti që deri sot sa u vra. Pse nuk e kapën atë djalin përpara se sa u bë meqë e paska qenë në ngjarje? Se shteti ka operativë, ka sigurim, ka shiksa, ka gjithë ato forma. Pse s’e ka dënuar shteti? Pse s’e kap ka lënë të lirë?”

Valteri ka qenë një rast që ka pasur, që e kanë pasqyruar dhe aty që i vënë një granatë te makina te kantieri i punës që po punonte atje. Ajo nuk ka bërë efekt, nuk ka shpërthyer. Po e dinë ata që dijnë.

Ky sa i përket ngjarjes së atij djalit që u vra në 2020-ën, pse nuk u përmend para se të vritej Valteri ky djali këtu? Na bëjnë me mllef gazetat. Na bëjnë shumë dëm”, tha daja Lekë Arapi për emisionin “Në Kohë Reale”.

I pyetur nga gazetarja nëse nipi kishte shprehur shqetësime kohët e fundit ai u përgjigj se “s’di gjë, mos e kanë konkurrencën e kompanisë a mos ka ndonjë gjë punëtorë,… Asnjë lloj informacioni, as ka thënë gjë”.

Sa i përket dyshimeve për ngjarjen, Lekë Arapi u shpreh më tej se “për Zotin s’di çfarë dyshimesh, s’di kujt me ia vendos gishtin”.

Ndërkaq, e ëma e Valter Lleshit nga ana e saj ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Çfarë atentati? Pse nuk e ka kap policia për atentatin? Pse nuk e kapi policia? Mos më vritni për së dyti se jam grua pa burrë”, është shprehur e ëma e Valter Lleshit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.