Kronika

Vrasja në Gramsh, ja si nisi konflikti, familjarët: Bogdanit do i ngremë padi

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Llallë të Gramshit ku 29-vjeçari Ardian Mesiti u qëllua tre herë me thikë e për pasojë gjeti vdekjen. Policia i ka vënë prangat shtetasit Arlind Llalla i cili thuhet se ka kryer vrasjen.

Për këtë ngjarje nuk vonoi të reagonte menjëherë deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani i cili u shpreh se vrasja në Gramsh ishte kryer për motive droge e për pasojë akuzoi edhe ministrin Tahiri se ky i fundit po fshihte ngjarjen.

Mirëpo familjarët e të ndjerit i kanë bërë me dije Lexo.al se ngjarja ka ndodhur për motive krejt të tjera duke treguar ngjarjen e plotë.

Familjarët dëshmojnë se i ndjeri Ardian Mesiti punonte prej dy vitesh në një pikë karburanti e cila drejtohej nga daja i tij. Edhe të afërmit e zonës dëshmojnë se i ndjeri njihej si njeri shumë i qetë e që nuk ishte konfliktuar asnjëherë me asnjë person.

Mesnatën e 20 shtatorit teksa kthehej nga puna Ardiani ka hasur në një lokal Arlind Llallën aty pas disa minutash debat ka ndodhur një përleshje mes të dyve.

Shkak i kësaj zënke ka qenë një ngjarje e ndodhur dy ditë para se të ndodhte konflikti. Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije se agresori Arlind Llalla u ka dalë me një armë të tipit kallashnikov motrës së Ardianit, Gentiola Mesitit si edhe vajzës së xhaxhait të saj Erestina Mesiti duke i kërcënuar për përdhunim. E terrorizuar, e motra vë në dijeni Ardian Mesitin, ky i fundit më pas debatoi me agresorin Arlind Llalla. Gjatë konfliktit Ardiani e godet Arlindin, ky i fundit largohet, thonë familjarët për Lexo.al.

Ardian Mesiti niset menjëherë për në fshatin Llallë për t’u sqaruar me të atin e Arlind Llallës duke dashur ti tregojë gjithë historinë. Gjatë rrugës për në fshat Ardianit i është bërë pritë nga Arlind Llalla, Xhuljan Kokomeci dhe Orges Kokomeci.

Njëri prej agresorëve e ka qëlluar tre herë me thikë Ardianin e për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen. Familjarët e të ndjerit shprehen se dyshojnë që vrasjen ta ketë kryer Orgest Kokomeci dhe jo Arlind Llalla, megjithëse ky i fundit ka pranuar se e ka kryer ai krimin. Orgest Kokomeci është lënë i lirë.

Familjarët e të ndjerit bëjnë me dije për Lexo.al gjithashtu, se këtë çështje do e ndjekin deri në fund.

Madje do ngrenë edhe një padi ndaj deputetit Gerti Bogdani për deklaratë të gënjeshtërt.

Në familjen Mesiti prej ditës së djeshme janë hapur dyert e mortit, përveç ngjarjes që i ka tronditur, tashmë u duhet edhe të dëgjojnë deklarata të rrejshme të cilat nuk kanë asgjë të vërtetë përveçëse përfitimin e kapitalit politik.

Sa më lart, kuptohet që është vërtetë e papranueshme të përdorësh politikisht edhe ngjarje të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button