☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,710 ▲0.66%
DOW 52,012 ▲0.02%
NASDAQ 26,524 ▲1.47%
NAFTA 98.62 ▼0.4%
ARI 4,163 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,001 ▲ +0.94% ETH $2,401 ▲ +1.26% XRP $1.3025 ▲ +2.31% SOL $104.5500 ▲ +2.4%
S&P 500 7,710 ▲0.66 % DOW 52,012 ▲0.02 % NASDAQ 26,524 ▲1.47 % NAFTA 98.62 ▼0.4 % ARI 4,163 ▼0.44 % S&P 500 7,710 ▲0.66 % DOW 52,012 ▲0.02 % NASDAQ 26,524 ▲1.47 % NAFTA 98.62 ▼0.4 % ARI 4,163 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vrasja në Paskuqan dhe zhdukja e 34 vjeçarit, çfarë deklaron Policia për këto dy ngjarje

Drejtori i komanduar i Policisë Tiranë, Oliger Torba dhe Ermal Haxhi, drejtori për Kufirin dhe Migracionin, kanë dalë në konferencë për mediet, për bilancin e punës në muajin maj dhe dy javët e para të qershorit.

Në pak javë janë evidentuar 1436 raste të ndryshme të veprave penale, ndërsa janë zbuluar 92.6% e tyre.

Në pranga kanë përfunduar 46 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kryesisht me tendencë në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Torba u pyet lidhur me zhdukjen e 34 vjeçarit Englant Koçi dhe vrasjen e 27 vjeçarit vetëm pak ditë më parë në Paskuqan.

“Në lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes, Sadik Llanaj, gjej rastin të falenderoj qytetarët sepse kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë. Për këtë arsye, është ngritur një grup duke marrë parasysh rrezikmshmërin e tij, janë ushtruar mbi 20 kontrolle banesash. Aktualisht vijon puna për kapjen e tij, për shkak edhe të rëndësisë së operacioneve vijojnë të angazhohen forcat RENEA dhe besojmë që shumë shpejt do të kapet ky person”, tha ai.

“Ndërsa për zhdukjen e Englant Koçit, ngjarje goxha sensitive, nga ana jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Indicia është marrë nga familjarët e të humburit. Hetimi po ndiqet nga Struktura e Krimeve të Rënda. Është një strukturë e posaçme që po kërkon trupin e tij, kryesisht në rrethinat e Tiranës. Krahas forcave tona, na ka ardhur ndihmë edhe nga FSK-ja. Aktualisht nuk kemi një rezultat konkret”, shtoi më tej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.