☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,700 ▲0.53%
DOW 51,991 ▼0.02%
NASDAQ 26,467 ▲1.25%
NAFTA 99.43 ▲0.41%
ARI 4,157 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,934 ▲ +0.95% ETH $2,401 ▲ +1.19% XRP $1.3023 ▲ +2.21% SOL $104.1500 ▲ +1.84%
S&P 500 7,700 ▲0.53 % DOW 51,991 ▼0.02 % NASDAQ 26,467 ▲1.25 % NAFTA 99.43 ▲0.41 % ARI 4,157 ▼0.57 % S&P 500 7,700 ▲0.53 % DOW 51,991 ▼0.02 % NASDAQ 26,467 ▲1.25 % NAFTA 99.43 ▲0.41 % ARI 4,157 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se

Një qytetar nga Prishtina, i intervistuar nga “Kanali 10”, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke i cilësuar pamjet e dhunës dhe shkatërrimit si më afër “anarkisë” sesa një revolucioni studentor.

Ai tha se nuk e konsideron të pranueshme dëmtimin e bizneseve private, institucioneve apo përplasjet e dhunshme me Policinë, ndërsa u shpreh skeptik edhe ndaj pretendimeve për dhunë të rëndë policore.

“Unë nuk pashë aq dhunë policore, sepse ne jemi mësuar ta shohim se çfarë është dhuna policore. Me shkatërru biznesin, me shkatërru institucionet, ajo e ka tejkaluar çdo masë”, tha ai.

Sipas qytetarit, ajo që po ndodh në Shqipëri nuk duhet të quhet revolucion.

“Unë nuk e quaj revolucion. Kjo është më shumë anarki, nga ajo që pashë”, u shpreh ai, duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet t’u tregojnë shqiptarëve se çfarë është më e mira për vendin e tyre.

Në intervistë, ai bëri edhe një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke argumentuar se Shqipëria ka avancuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në turizëm, infrastrukturë, drejtësi dhe integrimin europian.

“Ku ka qenë Shqipëria para dhjetë vjetësh dhe ku është sot, është nata me ditë. Shqipëria është shumë më përpara se Kosova”, tha ai.

Ai përmendi mes të tjerash rritjen e turizmit, trafikun ajror dhe ndërtimin e aeroporteve, si dhe faktin që në Shqipëri janë proceduar edhe zyrtarë të lartë nga drejtësia, duke e paraqitur këtë si tregues se disa institucione funksionojnë.

Qytetari ngriti edhe pikëpyetje për momentin kur shpërthejnë protestat, duke iu referuar afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por pa paraqitur prova për ndonjë organizim të jashtëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.