☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.95 ▲3.09%
ARI 4,473 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,434 ▲ +2.19% ETH $1,909 ▲ +1.45% XRP $1.0034 ▲ +0.41% SOL $76.0500 ▲ +1.35%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vrasje në Mirditë, 45-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në 15 qershor në Mirditë.

Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Spaçit. Policia është nisur drejt vendngjarjes.

Viktima 45 vjeç, u gjet brenda një mjeti

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjaja e rëndë në Mirditë. Policia shprehet se në orën 07:10 minuta janë njoftuar se në fshatin Shkorret (Rrugës Rreps-Spaç) është gjendur në një automjet i vrarë një shtetas.

Më pas është njoftuar se viktimë është Valter Lleshi, 45 vjeç. Mjeti ku ndodhej trupi pa jetë ishte tip Toyota.

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur sot në mëngjes.

“Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njoftojnë uniformat blu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.