7000 familje përfituese për kredi dhe qira të ulëta, aplikimet hapen në nëntor
Thirrjet për programin kombëtar të kredive të buta ku përfitojnë 4000 familje dhe qiratë e subvencionuara për 3000 përfitues, pritet te hapen në muajin nëntor. Për ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ky program ka nevojë për një ligj të ri i cili do t’i hapë rrugë aplikimeve.
Ibrahimaj njoftoi edhe shpalljen e platformës online që do të pasqyrojë çmimet e rreth 160 produkteve ushqimore, si referencë për tregun dhe qytetarët.
Në konferencën për shtyp ku prezantoi të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të vendit në ministrja veçoi rritjen e investimeve të huaja këtë vit me normë vjetore mbi 50, ku mbi gjysma e tyre ka shkuar në tregun e pasuritë e paluajtshme.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.