Rajoni

Vuçiç: Edhe unë dhe Edi Rama e dimë se kush e ngriti dronin në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE-në për anëtarësim të Serbisë në BE varet ekskluzivisht nga mbarëvajtja e dialogut të Kosovës me Serbinë, raporton “B92”. Vuçiç është ndalur edhe tek raportet me Shqipërinë, duke u shprehur se të dy vendet synojnë integrimin evropian.

Vuçic u shpreh se Serbia është pro marrëdhënieve të mira me shqiptarët, duke theksuar se Beogradi nuk do të ndërhyjë në çështje që përkeqësojnë raportet në rajon.

Kreu i Qeverisë serbe i është rikthyer ngjarjes së tetorit në Beograd, ku u ngrit droni me flamurin e “Shqipërisë së madhe” mbi stadium, duke u shprehur se “Droni me “Shqipërinë e Madhe”, ishte i organizuar politikisht. Edhe unë dhe Edi Rrama e dimë se kush e ngriti dronin”.

Sa i takon dialogut me Kosovën, duket se Serbia përkundër faktit që negociatat i ka rrugë të domosdoshme për anëtarësim me BE-në, nuk ka treguar ndonjë përkushtim të madh në zbatimin e marrëveshjeve që deri tash janë arritur në Bruksel, transmeton “Indeksonline”.

“Kam dëgjuar politikanë që thonë se hapja e kapitujve për anëtarësim varet nga plan-aksionet për kapitujt 23 dhe 24. Më duhet të them se këta njerëz nuk e kanë idenë se çfarë flasin. Kjo çështje varet nga Asociacioni i Komunave Serbe, energjia dhe telekomunikimi, aty për aty, nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka tjetër kusht”, ka thënë Vuçiç.

I pyetur se kur do të mbahet një raund i bisedimeve dedikuar komunave serbe në Kosovë, Vuçiç ka thënë se është kërkuar që ky proces të fillojë në javën e parë të korrikut, por meqë ato ditë kryeministri Aleksandër Vuçiç do të vizitojë SHBA-të, ai ka thënë se do të përpiqet që ta kryej vizitën e tij sa më shpejtë atje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button