Rajoni

Vuçiç para Kuvendit: Serbët në Kosovë të shqetësuar si asnjëherë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbajti fjalën e tij përpara parlamentit serb, ku dhe njëherë ka diskutuar situatën në Kosovë. Vuçiç tha se në veriun e Kosovës u arrestuan 23 persona, të nacionalitetit serb dhe boshnjak.

Sipas informacioneve paraprake, shumica e të arrestuarve janë anëtarë të Policisë së Kosovës. Vuçiç deklaroi se aksioni i policisë në veri ishte një përpjekje për të kriminalizuar kombin serb. Gjatë aksionit policor në veriun e Kosovës, policia arrestoi policë serbë dhe disa qytetarë, të akuzuar për vepra penale të ndryshme, kryesisht kontrabandë dhe krim të organizuar.

Përpos kësaj, janë plagosur gjatë arrestimeve edhe policë të Kosovës. Policia e Kosovës ndërkohë ka njoftuar se operacionit policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara. Forcat policore gjatë aksionit konfiskuan edhe armë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button