Rajoni

Vuçiç takim me anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç do takohet sot në Beograd me anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, respektivisht Dragan Coviç, Mladen Ivaniç dhe Bakir Izetbegoviç.

Ceremonia e pritjes do të organizohet përballë Pallatit të Serbisë dhe zyrtarët do të mbajnë deklarata për mediat pas takimit.

Takimi e ka iniciativën nga kryeministri serb me synim lehtësimin e tensioneve në rajon pas sulmit ndaj tij në përkujtimoren e Srebrenicës, më 11 korrik.

Bashkëpunëtorët e Bakir Izetbegoviçit, anëtarit boshnjak të presidencës së BH u shpallën fajtorë, por kjo u mohua ashpër.

Menjëherë pas sulmit ndaj tij, Vuçiç deklaroi se pavarësisht kësaj ne kemi shtrirë dorën për pajtim.

Vuçiç deklaroi për të përditshmen “Kurir” se shumë shpejt do të organizojmë një takim të përbashkët mes qeverinë serbe dhe Këshillit të Ministrave të BH.

Vuçiç shtoi se ai dhe anëtarët e presidencës së BH do të përqëndrohen në uljen e tensioneve në rajon, bashkëpunimin ekonomik, kryesisht në industrinë e mbrojtjes dhe përfaqësi të përbashkët në tregjet e treta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button