☁️
Tiranë 20°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 94.03 ▼8.06%
ARI 4,711 ▲3.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,992 ▲ +1.77% ETH $2,412 ▲ +1.82% XRP $1.4492 ▲ +3.29% SOL $89.4400 ▲ +5.82%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 94.03 ▼8.06 % ARI 4,711 ▲3.13 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 94.03 ▼8.06 % ARI 4,711 ▲3.13 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq: Nuk deshëm t’i përdorim armët, por nuk i lejuam ta marrin Veriun

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka dramatizuar situatën që ndodhi në Mitrovicë duke thënë se serbëve nuk do t’u përsëritet e kaluara. Ai ka përmendur operacionet “Oluja dhe “Bljesak” duke thënë se nuk do t’i lejojë ato, edhe pse nuk është “karizmatik si Millosheviqi”. Vuçiq duke folur për arrestimin e Gjuriq ka thënë se serbët kanë pasur armë por s’kanë dashur t’i përdorin.

I pyetur nëse se a ka qenë i gatshëm për dërgimin e ushtrisë në Kosovë, Vuçiq ka thënë se e ka këtë të drejtë me Kushtetutën e Serbisë.

Por, ai ka thënë se në Veri nuk mund të dërgohen “forca me armë të gjata pa e lejuar banorët lokalë në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe aktet që i kemi nënshkruar me NATO’n”.

“Nëse kjo ndodhë atëhërë ne do të shohim se cfarë do të bëjmë për të mbrojtur popullin tonë” ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se falë përgjegjësisë së serbëve është ruajtur paqja në dhe stabiliteti në Veri.

“ Serbët u kundërvuan duarthatë, jo pse atje nuk kanë armë, por pse nuk deshën t’i përdorin. E ruajtëm paqen dhe nuk i lejuam ta marrin Veriun e Kosovës” ka thënë ai.

“Unë nuk jam lider karizmatik si Millosheviqi, nuk jam fin, sharmant dhe i mirë si Tadici dhe Koshtunica por në kohën time nuk do të ketë operacione si “Oluja” e “Bljesak”, e as disfata serbe kjo është ajo cfarë i kam premtuar popullit dhe kështu do të jetë “ ka shtuar Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.