Rajoni

Vuçiq tregon për marrëveshjen e madhe që Brukseli po ia kërkon Serbisë për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk do të lejojë që Serbia të anëtarësohet në këtë Union pa e nënshkruar një dokument obligativ në fund të procesit të marrëdhënieve me Prishtinën.

Vuçiq ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet që shteti i tij të bëhet anëtar i BE’së.

“Duhet ta bëni normalizimin e marrëdhënieve, sic thonë ata” ka thënë Vuçiq.

“Pavarësisht se si interpretohet kjo, kjo është ajo cfarë presin në BE” ka shtuar Vuçiq.

“Nuk bëhet fjalë për njohje, askush nuk flet në këtë mënyrë, Këtë e thonë në mes rreshtave, kjo është ajo cfarë mund t’ju them” ka theksuar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë se është i kënaqur me takimet në Bruksel të kryeministres së Serbisë Ana Brnabic e cila është duke qëndruar në kryeqytetin europian. Ai ka thënë se një vizitë e tillë është e rëndësishme sepse siç ka thënë ai pa ndryshimin e gjithmbarshëm të raporteve me Kosovën, Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE’së.

Vucic ka folur edhe për dialogun e brendshëm në Serbi duke thënë se “më nuk po mundem t’i dëgjojë budallëllëqet se ka marrë detyrë për ta njohur Kosovën”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button