Rajoni

Vulin: Po vuajmë nga presioni i shqiptarëve

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se Moska është gati të angazhohet në dialogun e Beogradit me Prishtinën, nëse formati ndryshon, ndryshon gjithçka.

Sipas tij, kjo do të thotë kthimi i Kombeve të Bashkuara në negociata.

Vulin ka thënë se Serbia po vuan nga një presion i madh nga shqiptarët që po përpiqen të imponojnë SHBA-në si pjesëmarrës në dialog.

Ai kujtoi se BE-ja është një ndërmjetës i përfshirë në dialog dhe se ky format është i pranueshëm për Serbinë, duke shtuar se nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë.

“Mundësia që Rusia të hyjë në këto bisedime do të sillte ndryshime dramatike pasi ajo është një vend tjetër që nuk e ka njohur Kosovën”, është shprehur Vulin.

Vulin ka thënë se në kohën e Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiqit, Serbia hyri në Këshillin e Sigurimit me një rezolutë të sponsorizuar nga Rusia dhe doli me një rezolutë të mbështetur nga BE-ja.

“E hoqëm OKB-në nga dialogu dhe e futën EULEX-in. Nëse Moska angazhohet në dialog do të jetë kthim i OKB-së ose kthimi i atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka theksuar Vulin.

Ai ka përsëritur se Serbia është e kënaqur me formatin aktual, por në qoftë se dikush dëshiron të ndryshojë formatin atëherë duhet llogaritur në Rusinë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button