☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.34 ▲1.36%
ARI 4,327 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,232 ▼ -0.63% ETH $1,898 ▼ -0.39% XRP $1.0228 ▼ -2.19% SOL $72.6600 ▼ -1.41%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.34 ▲1.36 % ARI 4,327 ▲0.64 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.34 ▲1.36 % ARI 4,327 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Sporti

“Wings For Life 2026”/ Edhe Tirana vrapoi për ata që nuk munden, fituesit dhe distanca e fituesve të eventit global në Shqipëri

Komuniteti sportdashës i Tiranës të dielën e dhjetë majit iu bashkua eventit global të vrapimit, “Wings for Life World Run 2026”.

Eksperiencën unike sportive të organizuar në të gjithë botën në njëjtën orë (13:00) e bën edhe më të veçantë objektivi që i kanë vendosur organizatorët nismës së tyre, të cilët dhurojnë të gjithë shumën e grumbulluar nga regjistrimet për kërkimin shkencorë lidhur me sëmundjet apo aksidentet, të cilat prekin shtyllën kurrizore. Pjesëmarrësit në këtë edicion përfituan për të kujtuar edhe ata, të cilët nuk janë më, por me përkushtimin e tyre karshi sportit kanë gjurmë në jetën sportive në qytet.

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri morën pjesë një numër i madh vrapuesish, të cilët përshkuan kilometra të tëra në zonën e Liqenit Artificial duke nisur prej orës 13:00. Në këtë aktivitet spikatën Zoi Dhimertika, i cili me 35.1 kilometrat e përshkuara rreth liqenit ishte atleti më i mirë shqiptar. Ndërsa për femra spikati Naile Seferaj me 29.5 kilometra.

Sa i përket renditjes botërore fituesi ishte i zakonshmi Jo Fukuda, i cili në Japoni përshkoi një distancë të konsiderueshme prej 78.95 kilometrash. Në vendin e dytë përfundoi Dariusz Nozynski. Polaku përshkoi në Poznan 67.96 kilometra ndërsa në vendin më të ulët në pod u ngjit austriaku Andreas Vojta, i cili u ndal në Vjenë me 67.32 të përshkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.