🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,484 ▼0.27%
DOW 52,371 ▼1.05%
NASDAQ 25,845 ▲0.1%
NAFTA 74.01 ▲5.07%
ARI 4,082 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,344 ▼ -2.85% ETH $1,743 ▼ -3.52% XRP $1.0929 ▼ -3.28% SOL $77.5900 ▼ -6.04%
S&P 500 7,484 ▼0.27 % DOW 52,371 ▼1.05 % NASDAQ 25,845 ▲0.1 % NAFTA 74.01 ▲5.07 % ARI 4,082 ▼1.82 % S&P 500 7,484 ▼0.27 % DOW 52,371 ▼1.05 % NASDAQ 25,845 ▲0.1 % NAFTA 74.01 ▲5.07 % ARI 4,082 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Politika

Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi këtë të mërkurë në Komisionin për Nismat Qytetare për veprimtarinë e vitit 2025 dhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar.

“KLSH mbetet i përkushtuar për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit si proces që kontribuon për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë audituese”, tha në fjalën e tij kreu i KLSH Arben Shehu, teksa listoi disa auditime nga HEC-et, teknologjia informacionit etj, që janë ndërmarrë në kuadër edhe të rekomandimeve të Kuvendit.

Por me përfundimin e fjalës së tij, kreu i KLSH u gjend përballë një sërë kritikash nga drejtuesi i komisionit Fatmir Xhafaj, i cili thotë se puna e institucionit suprem të kontrollit nuk mund të mbetet vetëm në disa shifra apo gjetje ‘fajtorësh’.

“KLSH në vlerësimin kushtetues është institucioni më i lartë i kontrollit publik. Auditimi publik është mekanizimi që garanton përgjegjësinë në administrimin e të mirave publike. Auditimi publik nuk duhet të shihet thjesht si një proces që evidenton problematika, duhet të konsiderohet si instrument për përmirësimin e politikave publike”, tha Xhafaj.

Sipas Xhafaj, KLSH nuk duhet të ketë në fokus vetëm gjetjen e shkeljeve, dhe se pavarësisht se është institucion i pavarur nuk mund t’i ‘shpëtojë’ mbikëqyrjes parlamentare.

“Këtu nuk është çështja se si të kapim institucionet në gabim, por si t’i ndihmojmë institucionet të gabojnë sa më pak, dhe të minimizojnë shkeljet ligjore. Në një shtet demokratik pavarësia institucionale nuk mund të konsiderohet si përjashtim nga llogaridhënia. Po aq sa KLSH duhet të respektojë kufijtë e mandatit të saj, po ashtu çdo institucion duhet të respektojë ushtrimin e mandatit të KLSH. Institucionet publike nuk forcohen duke kapur njëri-tjetrin, as ne nuk jemi këtu për të kapur në gabim KLSH por as KLSH nuk mund dhe nuk duhet të jetë për të kapur në gabim ata që ka objekt të punës së tij”, tha Xhafaj.

Edhe pse KLSH është organi më i lartë kontrollit publik, do të kalojë edhe vetë në ‘sitën’ e një audituesi të jashtëm.

“Ne në Komisionin e Ekonomisë kemi treguar shumë kujdes për të parë edhe vetë efektivitetin e KLSH-së, dhe këtu në Kuvendin e Shqipërisë është shpallur një garë për të zgjedhur audituesit e jashtëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe është bërë përzgjedhja e audituesve që do të auditojnë KLSH-në ”, tha Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit të Ekonomisë.

Në fjalën e tij kryetari i Komisionit vë në pikëpyetje mënyrën se si institucioni më i lartë i auditimit publik mat suksesin e punës së tij, duke vënë theksin edhe tek integriteti i KLSH-së.

“Me çfarë do duhet ta matim suksesin e KLSH-së? Me numrin e auditimeve, me numrin e rekomandimeve, për vlerën e dëmit ekonomik të evidentuar që shpesh nuk dihet sa është dëmi i vërtetë apo me ndryshimet që auditimi ka sjellë për mënyrën sesi administrata publike menaxhon fondet e qytetarëve. Mendoj se ne duhet ta shohim me ndryshimet që auditimet kanë sjellë tek administrata. Qytetari nuk pret të di sa probleme janë identifikuar, por kërkon që një problem të mos përsëritet. Cilësia nuk ndërtohet vetëm përmes metodologjive, por përmes integritetit profesional”, tha Xhafaj.

Pyetjeve të Xhafajt nëse ‘auditimet e KLSH e kanë përmirësuar efektivitetin e administratës’, kreu i KLSH-së iu përgjigj shkurt.

“Nuk është punë e KLSH për të detyruar zbatimin dhe përmirësimin e performancës të institucioneve të tjera. Nuk është detyra jonë, ne kemi detyrimet e caktuara në ligj”, shprehet Shehu.

Pas diskutimeve në komision, KLSH-së iu lexuan edhe detyrat që i janë lënë, por një ndër më kryesorët -shprehet Xhafaj -ka të bëjë me integritetin e institucionit.

“Rekomandimi 15, të zhvillohet një proces i brendshëm vlerësimi të mekanizmave që garantojnë integritetin, objektivitetin, paanshmërinë dhe gjurmueshmërinë e procesit auditues, me qëllim rritjen e besimit institucional. Brenda 4 muajsh nga miratimi i rezolutës KLSH sjell në Kuvend, masat e ndërmarra për zbatimin e këtij rekomandimi”, lexon Xhafaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.