☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,846 ▼ -0.94% ETH $2,347 ▼ -2.98% XRP $1.2598 ▼ -3.17% SOL $101.0100 ▼ -3%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Xhemaili i reagon KPM-së: Idetë e sanksionimit të debatit publik dhe politik i takojnë epokave komuniste

Nënkryetarja e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Drita Morina, ka propozuar mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, i drejtuar nga gazetari Ermal Panduri.

Deklarimi i saj ka nxitur reagime në opinion, përfshirë edhe nga përfaqësues politikë.

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka kritikuar ashpër idenë për mbylljen e emisionit, duke e cilësuar si qasje që i përket “epokave komuniste”.

“Idetë e sanksionimit të debatit publik dhe politik i takojnë epokave komuniste dhe si të tilla do të dështojnë në Kosovë. Forca, Ermal! Forca, Debat Plus”, ka deklaruar Xhemaili.

Ndërkohë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka reaguar gjithashtu me një deklaratë publike, duke dënuar deklarimet e përfaqësueses së KPM-së.

Sipas KMShK-së, paralajmërimi për mbylljen e emisionit “Debat Plus” është bërë pa bazë në Kodin e Etikës së KPM-së.

KMShK ka theksuar se institucionet rregullatore duhet të tregojnë kujdes në trajtimin e çështjeve që lidhen me mediat, duke respektuar standardet e pavarësisë dhe lirisë së shprehjes.

Po ashtu, ky këshill ka vlerësuar se deklarata të tilla mund të perceptohen si presion ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes, duke kërkuar nga KPM që të veprojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.