🌤️
Tiranë 40°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 82.92 ▼0.34%
ARI 4,498 ▲1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $64,120 ▼ -0.38% ETH $1,911 ▲ +1.01% XRP $1.0184 ▲ +1.06% SOL $76.6200 ▲ +0.76%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 82.92 ▼0.34 % ARI 4,498 ▲1.27 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 82.92 ▼0.34 % ARI 4,498 ▲1.27 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Arte

Xhirimet arkivale rikthehen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit pas më shumë se dy dekadash

Xhirimet arkivale nisën sërish në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në dokumentimin e jetës shqiptare dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Xhirimi i fundit arkival në AQSHF datonte në vitin 1999. Një ditë më parë nga AQSHF u bë me dije se xhirimet arkivale rinisën me faljen e Bajramit në Tiranë. “Xhirimi i sotëm dokumenton faljen e Bajramit në qendër të Tiranës si çast i rëndësishëm i jetës shpirtërore dhe sociale të vendit”, thuhet nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit.

Xhirimet arkivale janë pamje filmike ose video të ruajtura nga e kaluara, të cilat përdoren në dokumentarë, lajme, filma apo emisione për të sjellë dëshmi autentike të ngjarjeve, njerëzve dhe periudhave historike. AQSHF shprehet se ato dokumentojnë realitetin e një kohe të caktuar dhe mbeten një pasuri e çmuar për brezat që do të vijnë. Arkivi gjithashtu thekson se xhirimet arkivale janë të rëndësishme, sepse ruajnë kujtesën historike, kulturore dhe artistike të një shoqërie.

Ato shërbejnë si burim i vyer dokumentimi për ngjarje, tradita dhe zhvillimin e kinemasë, duke mbetur një referencë e rëndësishme për studiues, regjisorë dhe gazetarë. “Pse janë të rëndësishme për një arkiv filmi xhirimet arkivale? Sepse ruajnë kujtesën historike, kulturore dhe artistike të një shoqërie. Përmes tyre dokumentohen ngjarje, mënyra jetese, tradita dhe zhvillimi i kinemasë ndër vite.

Xhirimet arkivale shërbejnë gjithashtu si burim i vyer për studiues, regjisorë, gazetarë dhe për këdo që dëshiron të kuptojë dhe të rikthejë në vëmendje historinë tonë. Çdo javë, nga një punë e mirë për kujtesën filmike shqiptare dhe për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Urime për këtë punë të bukur regjisorit të ri D Haruni.”, thuhet nga AQSHF. Arkivi i Filmit në vendin tonë është kujdestari ligjor i prodhimit kinematografik shqiptar, kryesisht i përbërë nga produksionet nga një njësi e vetme shtetërore, Kinostudio “Shqipëria e Re”, e cila filloi aktivitetin e saj në vitin 1952 dhe u mbyll në vitin 1992.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.