Bota

Xi takohet me Macron-lidhje të shëndosha Kinë-Francë, firmosen 14 marrëveshje

Të hënën, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron ranë dakord të vazhdojnë lidhjet e nivelit të lartë midis dy vendeve dhe të krijojnë një partneritet më të gjithanshëm strategjik, më të qëndrueshëm dhe më të gjallë në një pikënisje të re në histori.

Konsensusi u arrit gjatë bisedimeve midis Xi-së dhe Macron-it në Pallatin Elysee në Paris.

Presidenti kinez tha se bota po përjeton ndryshime të mëdha që rrallë janë parë në një shekull dhe njerëzimi qëndron në një udhëkryq dhe se edhe Kina, Franca dhe Europa ndodhen gjithashtu në një fazë kritike të zhvillimit.

“Kina është e gatshme të punojë me Francën për të trashëguar të kaluarën dhe për të krijuar të ardhmen, të mundësojë partneritetin tonë strategjik të ngushtë dhe të qëndrueshëm duke dhënë kontributin për ndërtimin e një bote të hapur, gjithëpërfshirëse, të pastër dhe të bukur që gëzon paqe të qëndrueshme, siguri të gjerë dhe lulëzim të përbashkët,” tha Xi Jinping.

Në takimin me Macron, presidenti Xi shprehu bindjen se dy vendet duhet të ushqejnë zona të reja të rritjes si dhe të shpejtojnë zbatimin e projekteve të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” dhe projekteve të bashkëpunimit të palëve të treta për të cilat është rënë dakord.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se Franca do të luajë një rol më aktiv në nxitjen e marrëdhënieve Kinë-Europë.

Nga ana e tij, Macron tha se e konsideron Kinën një partner të rëndësishëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndryshimin e klimës.

Ai u zotua për bashkëpunim me Kinën për të mundësuar plotësisht rolin udhëheqës të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Francë-Kinë.

Vizita e presidentit Xi në Francë ishte shprehje e lidhje të shëndosha Kinë-Francë, çka e konfirmoi firmosja e 14 marrveshjeve, ndër të ajo Airbuz ku kompania kineze China Aviation Supplies Holding Company, firmosi një marrëveshje me Francën, për blerjen e 290 airbus A320 dhe dhjetë A350.

Lajmin e bën të ditur Eliseo në fund të takimit mes Emanuel Macron dhe Xi Jinping. Janë rreth 14 kontrata të firmosura dje mes Francës dhe Kines. Kontratat janë në sektorin nuklear, aeronautik, detar, në ambient, energji, kërkimet hapësinore dhe artistike.

‘I shpreha shqetësimin e Francës dhe Europës për të drejtat e njeriut dhe lirinë e individëve në Kine’, ka thënë presidenti francez Emanuel Macron, në fund të konferencës për shtyp në Eliseo në fund të takimit me Xi Jinping. ‘Si gjithmonë-ka shtuar Macron-pata me presidentin kinez një diskutim të sinqertë që duhet të na çojë drejt hapave konkretë përpara’.

Franca është ndalesa e fundit e turit në tre vende europiane e presidentit Xi, pas Italisë dhe Monakos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button