☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +3.87% ETH $2,423 ▲ +6.31% XRP $1.3094 ▲ +3.11% SOL $95.9700 ▲ +4.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
La Liga

Yamal, futbollisti më i vlefshëm në botë. Vite-dritë larg qëndrojnë Haaland dhe Mbappé

Lamine Yamal konsiderohet tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë, por sipas raportit më të fundit të “CIES Football Observatory”, ai është edhe futbollisti me vlerën më të lartë të transferimit në planet.

Observatori publikoi renditjen e 100 lojtarëve me vlerën më të madhe të tregut, duke analizuar 70 kampionate në mbarë botën. Në krye qëndron Yamal me një vlerësim prej plot 358.1 milionë eurosh, shumë përpara rivalëve të tij, pavarësisht dëmtimit që e mbajti jashtë fushave gjatë muajit të fundit.

Në vendin e dytë renditet Erling Haaland me 227.3 milionë euro, ndërsa i treti është Kylian Mbappé me 165.7 milionë euro. Asnjëri prej tyre nuk arrin kufirin e 300 milionë eurove. Mes 10 lojtarëve më të vlefshëm gjendet edhe Pau Cubarsí, i cili mbyll “top 10” me 124.6 milionë euro dhe është mbrojtësi me vlerën më të lartë në botë.

Pedri, i 12-ti në renditjen e përgjithshme, është mesfushori më i vlefshëm me 120.6 milionë euro. Gianluigi Donnarumma kryeson mes portierëve me 79.5 milionë euro, Nico O’Reilly është mbrojtësi i krahut më i shtrenjtë me 125 milionë euro, ndërsa Arda Güler është organizatori më i vlefshëm me 124.8 milionë euro.

Pas Yamal, Cubarsí dhe Pedri, spanjolli i katërt më i vlefshëm është Fermín López me 115.9 milionë euro, ndërsa i pesti është Dean Huijsen me 112 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.