Bota

Yellen: Bankat ka gjasa të shtrëngojnë masat për dhënien e huave

Gjatë një interviste për programin “Fareed Zakaria GPS” të rrjetit televiziv CNN, zonja Yellen tha zbatimi i politikave ka çuar në stabilizimin e valës së tërheqjes së parave të depozituara pas dështimit të bankave “Silicon Valley Bank” dhe “Signature Bank” dhe gjendja duket e qetë.

“Bankat ka të ngjarë të tregohen disi më të kujdesshme në këtë mjedis”, tha zonja Yellen në intervistën e planifikuar të transmetohet të dielën. “Tashmë kemi vënë re disa shtrëngime të standardeve të kreditimit në sistemin bankar dhe mund të ketë të tjera në vazhdim”.
Ajo tha se masat do të ulnin dhënien e kredive, çka mund të ndikojë tek mos patja nevojë e rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga Banka Qendrore.

“Parashikoj një rritje të moderuar dhe vazhdimin e tregut të fortë të punës dhe ulje të inflacionit”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button