☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.37 ▼0.75%
ARI 4,050 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,591 ▲ +2.01% ETH $2,328 ▲ +2.57% XRP $1.2906 ▲ +2.8% SOL $93.5600 ▲ +1.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e

49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai ka mohuar përfshirjen në atentatin e Rinasit ku u vranë Gilmando Dani e Muçi Shaljani, ngjarje për të cilën ishte i dyshuar në fillim, duke thënë se “është përgojuar kot.” Ekspertiza e kryer më vonë nuk tregoi lidhje të Zallës me atentatin. Gjithashtu, Zalla ka pretenduar se armët e gjetura në banesën e tij s’i përkasin atij.

Zalla u kap të hënën, i fshehur në një ndërtesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë.

Para arrestimit, të shtunën në banesën e tij shpërtheu një sasi tritoli, vetëm me dëme materiale, pasi askush nuk ishte në shtëpi, por policia ka dyshuar se personi që mund ta ketë vendosur atë, të jetë vetë Zalla, edhe pse ky i fundit për Report Tv mohoi të kishte gisht.

Vetëm një ditë përpara se të përfundonte në pranga, ai publikoi në rrjetet sociale një video ku akuzonte policinë dhe bandat se donin ta vrisnin.

Policia kishte tentuar disa herë të arrestonte Ylli Zallën, dhe arriti ta vë në pranga vetëm të hënën e 17 gushtit, me angazhimin e efektivë nga Tirana e Kruja dhe forcat speciale RENEA. Për lokalizimin e tij u përdorën edhe dronë të specializuar “Bayraktar”.

Ylli Zalla ishte në kërkim pasi në banesën e tij janë gjetur në 4 raste, arsenale me armë, që dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.