MaqedoniaRajoni

Zaev-Kara: Maqedonia dhe Turqia e thellojnë miqësinë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.

Nga kabineti i kryeministrit thuhet se ambasadorja Kara ka uruar kryeministrin Zaev për zhvillimin me sukses të zgjedhjeve të fundit lokale dhe për fitoren e koalicionit në pushtet, gjë të cilën, siç theksohet, ambasadorja e vlerësoi si “shprehje e mbështetjes për politikat aktuale të Qeverisë”.

“Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Kara diskutuan disa tema me interes për të dy vendet. Vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit në planin e politikës së sigurisë, si dhe mbështetjes për aktivitetet e ardhshme të Republikës së Maqedonisë në lidhje me aspiratat euro-atlantike”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit.

Në vijim theksohet se në takim, “bashkërisht është përshëndetur miqësia e thellë mes Maqedonisë dhe Turqisë, si dhe është shprehur vendosmëri për përmirësimin e bashkëpunimit në plan ekonomik, si dhe në të gjitha fushat e tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve”.

Në takim është diskutuar edhe për intensifikimin e procedurës për organizimin e vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë në Turqi, si dhe për vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button