Kronika
Zbardhen emrat e të arrestuarve në fermën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, ushqeheshin dhe flinin në serë
Detaje të reja janë bërë me dije nga operacioni i ditës së djeshme në fshatin Drenovicë, të njësisë administrative Kutalli në Berat, ku u zbulua një fermë kanabisi. Në pranga ranë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema, Izmire Mema.
Të arrestuarit janë nga fshati Drenovice, Ishëm, Lezha, Kopliku, Nikla, Kamez, Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 19 vjeçar.
Sera ku ishte ndërtuar kapanoni ku përpunohej droga ishte ne pronësi te Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, ku 95 gratë e punësuara, te cilat po hetohen ne gjendje te lirë, pastronin çdo dite lëndën narkotike të tharë qe ua sillnin me furgon.
Punëtorët te cilat ishin te moshave te ndryshme deri 75 vjeç, kanë thënë se janë punësuar jo në të njëjtën kohe. Por pjesa me e madhe kishte 20 ditë që punonin. Lënda narkotike e thare vinte me furgon, punëtorët e pastronin dhe paketonin dhe furgoni e largonte.
Paguheshin 50 mije lekë në ditë dhe rrinin 24 orë në serë. Aty ushqeheshin dhe flinin. Gjate operacionit te policisë janë sekuestruar rreth 875 kg kanabis e tharë. Policia ka sekuestruar dhe 2 pistoleta dhe një kallashnikov. Po ashtu është sekuestruar dhe një shume e konsiderueshme parash.