🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.68 ▼0.14%
ARI 4,724 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,240 ▲ +0.29% ETH $2,308 ▲ +0.77% XRP $1.4170 ▲ +2.19% SOL $92.0900 ▲ +4.34%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
09 May 2026
Breaking
Kronika

Plagoset me thikë Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës, kush është autori i krimit dhe lidhja midis tyre?

Forca të shumta policie kanë rrethuar spitalin e Lushnjës, pas plagosjes me thikë të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, pas një konflikti.  Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë.
Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë këtë të enjte bashkë me shoferin e tij, pas një konflikti afër bashkisë. Kokoneshi pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit. Veç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari.
Mësohet se Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës. Sipas informacioneve, partnerja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës. Kryebashkiaku ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa  do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes. Autori është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në spital, ku ndodhen dy të plagosurit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, pas ngjarjes së rëndë në Divjakë, ku mbeti i plagosur me thikë kryetari i bashkisë, është paraqitur në spitalin Rajonal të Lushnjës, ku po trajtohet kryebashkiaku.
Pas vizitës në ambientet e brendshme të spitalit Balla ka është prononcuar për mediat, ku ka thënë se edhe kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas plagëve të marra nga Erges Xhelili. Balla tha se ky është një produkt i ndasisë dhe se në këto kohë të vështira duhet të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë. Ai tha se ende nuk ndihet shkaku i ngjarjes dhe se policia e drejtësia do të punojnë në lidhje me këtë situatë të rëndë.
“Ngjarja është një ngjarje shumë e rëndë, natyrshëm që shpresoj që edhe kolegu ynë e bashkëpunëtori i tij i ngushtë t’ja hedhin kësaj gjendje të vështirë. Sipas mjekëve, të dy i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shpresoj që të shkojë mirë për të dy. Kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe është produkt i ndasisë, dhe çdo qytetar duhet ta kuptojë që në këto ditë të vështira lufte duhet të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë. Ju mediat keni një huq shumë të keq edhe ku është një fatkeqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht, lërini policinë dhe drejtësinë të bëjnë punën e vet se ti marrësh jetën tjetrit nuk e justifikon asnjë gjë. Dy persona sot luftojnë për jetën, ne nuk e dimë cila është arsyeja, di që një i çmendur ka marrë thikën, ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar të godasë. Burimi i kësaj ndasie dhe urrejtjeje duhet të ndalet, ne shqiptarët jemi pak dhe mjaft më të ndalemi së vrari njëri-tjetrin.”- tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.