☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,196 ▲ +0.54% ETH $1,869 ▲ +0.78% XRP $1.0927 ▲ +0.35% SOL $73.9800 ▲ +0.24%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

Detaje të reja dalin nga tragjedia e rëndë në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku tre persona humbën jetën pas një ngjarjeje që dyshohet se u parapri nga konflikte të vazhdueshme mes 35-vjeçarit Refit (Nertil) Buzi dhe ish-partneres së tij, Rozalinda Plaka.

Sipas informacioneve të mbledhura dhe dëshmive të familjarëve, një nga pistat që po hetohet lidhet me një konflikt financiar mes palëve. Dyshohet se shuma prej rreth 180 mijë paundësh, të cilat Buzi pretendohet se ia kishte dërguar familjes së ish-partneres gjatë kohës që jetonte në Britaninë e Madhe, mund të ketë qenë një nga shkaqet e përplasjeve të vazhdueshme.

Sipas familjes së Buzit, këto para ishin krijuar nga aktiviteti i tij në Britani dhe pas ndarjes, familja e Rozalindës nuk kishte pranuar t’ia kthente shumën. Po sipas tyre, ishte refuzuar edhe një marrëveshje për kthimin e një pjese të parave.

Marrëdhënia mes 35-vjeçarit dhe Rozalinda Plakës ishte e tensionuar prej kohësh. Familjarët e saj kanë deklaruar se Buzi e kishte kërcënuar disa herë, madje edhe me armë. Ai ishte arrestuar në disa raste, por më pas ishte lënë sërish i lirë.

Sipas dinamikës së ngjarjes, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, Refit Buzi, i njohur edhe si Nertil Buzi, është futur i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka.

Në ato momente, bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë. Menjëherë pas hyrjes në banesë, 35-vjeçari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj çiftit.

Kosta Plaka humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belerie Plaka, mbeti e plagosur rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas krimit, Buzi dyshohet se ka marrë me forcë 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, me të cilën kishte pasur një lidhje prej rreth nëntë vitesh, dhe është larguar nga pjesa e pasme e banesës.

Ai është drejtuar drejt fshatit Kurjan, ku pas disa orësh ndjekjeje dhe negociatash me forcat e policisë, e ka lënë të renë të lirë pa lëndime.

Operacioni për kapjen e autorit vijoi për rreth tetë orë. Pavarësisht përpjekjeve të efektivëve të Policisë së Shtetit për ta bindur që të dorëzohej, Buzi refuzoi dhe në fund i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë.

Refit Buzi kishte precedentë penalë edhe në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave të bëra publike, në vitin 2022 ai ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng për 12 ditë nga shtatë shqiptarë, të cilët dyshohet se kërkonin 400 mijë paund për lirimin e tij. Pas denoncimit të familjes dhe ndërhyrjes së autoriteteve britanike, ai u shpëtua dhe u kthye në Shqipëri.

Pas kthimit në vend, mosmarrëveshjet për paratë mes tij, Rozalinda Plakës dhe familjes së saj dyshohet se kanë vijuar. Sipas pretendimeve të familjes së Buzit, ky konflikt financiar ishte një nga faktorët që çoi në tragjedinë ku humbën jetën tre persona.

Ngjarja në Vidhishtë ka lënë pas dy familje të shkatërruara dhe një komunitet të tronditur nga një prej ngjarjeve më të rënda të viteve të fundit në Roskovec.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.