Kronika

Zbardhet ngjarja, çekja tentoi vetëvrasjen, ja letra që la

Një shtetase e huaj ka tentuar të vetëvritet ditën e sotme nga kati i gjashtë i Hotel Tirana në kryeqytet. Fatmirësisht ajo ka rënë në verandën e katit të tretë. Pas dëmtimeve që ka pësuar nga rrëzimi, 40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërsa mësohet se në dhomën ku ajo qëndronte është gjetur një letër dhe disa shishe të zbrazura, dhe dyshohet se kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkoli.

“Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i përdorin njerezit që kanë nevojë”, thuhet në letrën që tashmë është në duart e policisë.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE
Në një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen, policia sqaron se gruaja ka rënë nga tarraca e verandës së hotelit, si dhe dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

“Më datë 31.10.2016, ora 14:10, në Bulevardin “Zogu I”, te Hotel “Tirana Internacional”, dyshohet se ka rënë nga tarraca e verandës së këtij hoteli, një shtetase e huaj ende e paidentifikuar, rreth 40 vjeç.
Kjo shtetase u dërgua për mjekim te menjëhershëm dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje kryhen veprimet dhe shkaqet e kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button