☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.65 ▼0.11%
ARI 4,014 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -0.5% ETH $2,318 ▼ -0.51% XRP $1.3036 ▲ +1.12% SOL $100.1700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Zbulohen ambiente banimi te Mozaiku i Tiranës, për herë të parë dalin në dritë rrënoja të panjohura

Gjetje të reja pranë mozaikut të Tiranës. Vila romake e shek III, me faza ndërtimi deri në shekullin V, ka nxjerre në dritë për herë të parë, ambjentet e banimit, pas atyre të përpunimit të verës dhe vajit.

Arkeologu Mariglen Meshini thotë se “Kemi filluar të zbulojmë ambiente banimi që më përpara nuk e dinim se ku ishin” .

Gërmimet arkeologjike në zonë, nisën pas daljes në dritë të disa strukturave ndërsa bashkia po punonte për rikualifikimin urban. Aktualisht punimet janë ndërprerë ndërsa gërmimet e shpëtimit po pasqyrojnë një histori të mbuluar.

“Ka një sipërfaqe të madhe dhe shtrirje në disa drejtime. Deri tani kemi monument të cunguar. Gërmimet që planifikojmë të vazhdojnë, do kenë rikompozim tjetër të ambientit dhe shtojnë vlerat e monumentit. Është hera e parë që dalin monedha dhe kjo na ndihmon për datim të saktë të gjetjeve”, thotë arkeologu.

Vila Romake e zbuluar më së pari në vitet 1970 do të marrë konfigurim më të plotë dhe do të kërkojë një rishikim të projektit fillestar për rikualizimin e zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.