☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,380 ▲ +1.85% ETH $1,667 ▲ +3.54% XRP $0.9186 ▲ +2.6% SOL $69.4500 ▲ +2.33%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Kuriozitete

Zbulohen dokumentet tronditëse, Hitleri vrau mbesën e tij? Detaji i rrallë pas një shekulli: Ishte i dashuruar me të, debat

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë mbesën e tij, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e diktatorit në Mynih, në vitin 1931, ngjarje që u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje.

Angela ‘Geli’ Raubal, 23 vjeçe, u gjet e vdekur me një plagë arme zjarri në gjoks, ndërsa arma ishte një pistoletë që i përkiste Hitlerit.

Dokumentet zyrtare tregojnë se Hitleri – i cili po fitonte famë, por ende nuk e kishte marrë pushtetin në Gjermani – ishte larguar nga Mynihu për në Nuremberg një ditë para vdekjes së mbesës, një afat kohor që do të vërtetonte se ai nuk mund të kishte qenë i përfshirë në vdekjen e saj.

Por historiani gjerman, Harold Sandner, thotë se ka zbuluar një detaj në regjistrin zyrtar të vdekjeve të Mynihut që jep datën dhe orën e zbulimit të trupit të Raubal, dhe që është pikërisht ora 10:15 e mëngjesit më 18 shtator 1931. Dy njoftime vdekjeje të gjetura në arkiva gjithashtu e mbanin atë datë.

Nëse këto të dhëna janë autentike, ato do ta vendosnin vdekjen e Raubal rreth 24 orë më herët se sa besohej më parë, çka tregon se Hitleri ka qenë në Mynih kur u zbulua trupi i pajetë i të resë, shkruan CNN. Të dhënat zyrtare tregojnë se ai nuk u nis për në Nuremberg deri pasditen e 18 shtatorit.

Sipas historianit Sandner, të dhënat kontradiktore tregojnë për një mbulim të mundshëm të vrasjes nga zyrtarë të policisë, mbështetës të Partisë Naziste të Hitlerit. Gjetjet e historianit u botuan për herë të parë nga revista gjermane e lajmeve Der Spiegel dhe do të detajohen në librin e tij të ardhshëm, “Vdekja e Angela ‘Geli’ Raubal: Vetëvrasje apo lojë e ndyrë?”, që pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Thomas Weber, një ekspert mbi Gjermaninë naziste, dhe që e njihte prej shumë vitesh Sandner, i tha CNN se historiani është “jashtëzakonisht i përpiktë” dhe se dokumentet e tij janë të besueshme.

Shumë historianë besojnë se Hitleri ishte i dashuruar me Raubal dhe se sjellja e tij ndaj saj ishte bërë intensivisht kontrolluese dhe posesive. Pak para vdekjes së saj, Hitleri dhe Raubal besohet se kanë debatuar për dëshirën e saj për t’u larguar nga Mynihu për në Vjenë, për të ndjekur studimet muzikore. Të dhënat e zbuluara rishtazi nuk e zgjidhin misterin se si vdiq Raubal.

Megjithatë, ato rihapin pyetje që kanë vazhduar për gati 100 vjet rreth asaj që ndodhi saktësisht brenda shtëpisë së tij në Mynih ditën e vdekjes së saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.