Kronika
Zbulohet emri i grabitësit të gjashtë të parave të bankës
Zbardhet identiteti i grabitësit të gjashtë të parave të bankës, i cili është shpallur në kërkim një ditë më parë nga Policia e Tiranës, pas një aksioni ku u vunë në pranga 4 pjesëtarë të bandës së grabitësve.
Ai është Admir Çerpja, i cili përdorte edhe emrin Jetmir.
Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan, dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.