☁️
Tiranë 6°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,461 ▲ +1.9% ETH $1,668 ▲ +1.3% XRP $0.9483 ▲ +1.01% SOL $72.2400 ▲ +2.47%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në shkëmbimin e zjarrit me policinë italiane, është 30-vjeçari Silvester Cami

Identiteti i 30-vjeçarit u përcaktua përmes gjurmëve të gishtave, ndërsa në Itali vijojnë kërkimet për 37-vjeçarin Ervis Murra.

Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane në Cavarzere, në provincën e Venecias. Siç njofton BalkanWeb, bëhet fjalë për 30-vjeçarin Silvester Cami, identiteti i të cilit u përcaktua përmes gjurmëve të gishtave dhe verifikimit të të dhënave personale, ndërsa autoritetet kanë njoftuar familjen e tij në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të policisë italiane në Cavarzere, ku Cami humbi jetën pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit.

Sipas agjencisë italiane ANSA, Cami kishte precedentë penalë për vjedhje dhe vepra kundër pasurisë, si dhe një raportim për hyrje të parregullt në territorin italian.

Ndërkohë, në Itali vijojnë kërkimet për 37-vjeçarin Ervis Murra, i cili arriti t’i shpëtojë ndërhyrjes së policisë. Në operacionin për kapjen e tij janë angazhuar efektivë nga Napoli, Avellino dhe Venecia, nën drejtimin e prokurorisë kompetente. Murra njihet nga autoritetet italiane për disa grabitje të rënda dhe ka një dënim prej më shumë se 12 vjetësh burg për të vuajtur në Itali.

Gjatë operacionit u shoqërua edhe një person i tretë, i dyshuar si pronar i shtëpisë së rinovuar ku po qëndronin dy shqiptarët, i cili dyshohet se i ka strehuar pa ditur për precedentët e Murra-s. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.