Zbulohet lista e formacioneve ushtarake serbe që vepronin në Drenicë
Në tetor të vitit 1999, gjatë pastrimit të terenit në fshatin Sankoc të Drenicës, njësiti i TMK-së gjeti në një ish-bazë të shtabit komandues të ushtrisë serbe listën me emrat e formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë, së bashku me numra telefonash, fotografi dhe ditarë të mbajtur gjatë luftës.
Siç njofton KosovaPress, në tetor të vitit 1999, gjatë pastrimit të terenit në fshatin Sankoc të Drenicës, nga njësiti i TMK-së, Batalioni I-rë “Ymer Alushani” i Brigadës 121 “Kumanova”, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të ushtrisë serbe është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë.
Sipas raportimit të KosovaPress, aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme, si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë.
Në listë përmenden ndër të tjerë: nëntogeri Llazareviq Dragisha, rreshteri Gjorgjeviq Sinisha, rreshteri i vjetër Blanusha Mile, rreshteri i klasit të parë Korçag Goran, dhjetari Millanoviq Predrag, si dhe Radulloviq Nebojsha, Simiq Goran, Kostiq Sasha, Daniq Sllobodan, Gjorgjeviq Zoran, Shabiq Zvonko, Qausheviq Nenad, Jovanoviq Dragi, Momqilloviq Miroslav, Ivanoviq Milivoje, Dejanoviq Verolub, Janjusheviq Zhivorad, Nedelkoviq Bratisllav, Petkoviq Bogolub, Gjoriq Sllavolub, Vaniq Rasha, Dimiq Dushan, Bajrami Igor, Aliq Zoran dhe Branko Jançiq.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.